Në pak më shumë se dy vjet që prej krijimit të Qendrës së Thirrjeve, Administrata Tatimore ka ofruar shërbime pa pagesë për 105,373 tatimpagues.

Referuar të dhënave statistikore të DPT-së, për periudhën janar 2017-shkurt 2019 kanë mbërritur 19,999 telefonata në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ndërsa administrata ka komunikuar me 105,373 tatimpagues.

Kështu, tatimpaguesit mund të marrin informacione dhe asistencë nga Qendra e Thirrjeve lidhur me deklarimin elektronik, legjislacionin tatimor si dhe çështje të tjera për Administratën Tatimore. Asistenca ofrohen nga e hëna në të enjte, ora 08:30-18:00, kurse ditën e premte me orar më të shkurtuar 08:30-16:00.

Ndërkohë, sa i takon komunikimit në kohë reale përmes dritares së ndihmës Live Chat, sipas DPT përmes kësaj platforme është komunikuar me 12,900 përdorues dhe vizitorë të faqes.