kredia
Kreditimi i ekonomisë, në muajin shtator, pësoi sërish rënie duke dhënë një tjetër sinjal tregues se ekonomia është në vështirësi. Nga njëra anë bankat e shtrënguan dorën dhe nga ana tjetër edhe kërkesa e biznesit për të marrë hua ishte më e ulët. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për shtatorin u tkurr me 1.8 % me bazë vjetore.

Kreditë e këqija i kanë bërë bankat më të kujdesshme. Ndërsa ndërsa aksioni kundër evazionit i ka frikësuar bizneset. “Bankierët pohojnë se arsyeja kryesore që ata nuk po japin hua është mungesa e projekteve të mira për investime nga ana e biznesit. Aksioni antiinformalitet nga ana tjetër, i shoqëruar me ndryshime ligjore që parashikojnë nivele ndëshkimi shumë të larta dhe diskutimet për ndryshimet në Kod për ndjekje penale për evazorët kanë krijuar një psikozë frike tek biznesi, që po reflektohet qartazi në frenimin e investimeve dhe si rrjedhojë dhe kërkesës për hua. Nga ana tjetër edhe bankat kanë shtuar ndjeshëm kujdesin në kredidhënie, pasi huatë e pakthyera në afat vazhdojnë të jenë mbi 20%.”, shkruan Monitor.

Të dhënat e BSH tregojnë se kreditë e dhëna për ekonominë në shtator kanë nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Kredia në lekë ishte 6.1 miliardë lekë, me e ulëta që prej marsit 2013. Në euro, huaja e re për ekonominë ishte 31 milionë euro, duke shënuar nivelin më të ulët që nga marsi 2005.

Stoku i huasë ra me 1.8 % me vjetore. Një muaj më pare ajo ishte ishte 0.7%.

Për tre muaj me radhë, sipas Bankës së Shqipërisë, ka patur rënie të kërkesës së bizneseve për kredi.