RAMAA BASHAAA

Në takimin me krerët e partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, Edi Rama i la të gjithë pa fjalë kur deklaroi se amerikanët nuk i kanë dorëzuar asnjë propozim për zgjidhjen e krizës.

“Nuk më është dhënë asgjë. Nuk ishte në dijeninë time”, – deklaroi Rama.

Duke marrë parasysh se në tryezë merrnin pjesë 10 krerë partish, Rama u shpreh në këtë mënyrë, për të qënë i sigurtë se biseda do bëhej publike në media.

Po pse ndoqi këtë strategji Rama?

I ndërgjegjshëm se nëse arrihet një marrëveshje, Rama shmang kundërvënien që ka në këtë moment të krizës, me ambasadën amerikane.

Në këtë mënyrë, nëse takimi “kokë më kokë” me Bashën prodhon një zgjidhje, është Rama ai që merr meritat.

Takim “kokë më kokë” mes Bashës dhe Ramës i ka kaluar të 80 minutat.