rama-per-21-janar-e-re

Kryeministri Rama ka shtyrë takimin me familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Sipas axhendës së bërë publike një ditë më parë nga Kryeministria, fillimisht takimi ishte parashikuar të bëhej në orën 10:30 minuta në sallën e Hartave. Por ndërkohë mësohet se tashmë takimi është shtyrë për në orën 13:00 në Pallatin e Brigadave.

Nuk dihen arsyet përse, ndërsa gjatë paradites përpara Kryeministrisë është zhvilluar një protestë nga Aleanca Kuq e Zi.

Përveç takimit dhe homazheve, Rama do të drekonte me familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Tre ditë më parë qeveria mori vendim për t’i dëmshpërblyer familjarët e viktimave, që u vranë nga Garda e Republikës në protestën e opozitës gjashtë vjet më parë.