1491827352klodian-shehi

Partia Socialiste ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj në zgjedhjet e Kavajës më 7 maj.

Ai do të jetë Klodian Shehi, nënkryetari aktual i bashkisë Kavajë. Vendimi është marrë këtë të hënë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.
Ndërkaq, opozita ka deklaruar se më 7 maj do të organizojë një tubim kombëtar në Kavajë, pasi nuk do të marrë pjesë me kandidat në këto zgjedhje duke qënë kundër tyre.

Ndërsa LSI është shprehur më herët se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës sepse i cilëson si farsë.