kryetari i ps kavaje_0

Partia Socialiste pritet te kandidoje një grua për kryetare te bashkinë e Kavajës për zgjedhjet e parakohshme që mbahen në 7 maj. Emri i saj do të zyrtarizohet këtë fundjavë. Lapsi.al mësoi se ajo është bashkëshortja e Gentian Dajës, kryetar i degës së Partisë Socialiste të Kavajës. Në administratë ai figuron si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tiranës për Shërbimin e Transportit Rrugor, por për opozitën, krahu i djathtë i kryeministrit Rama në Kavajë është një i dënuar për trafik droge, disa herë, në vende të ndryshme të Europës. Opozita e akuzon kreun e PS –së së Kavajës, Daja si trafikant droge, pasi sipas saj, ai rezulton i dënuar në Caserta të Italisë dhe në Frankfurt, në Gjermani.