ps-rrogozhine-300x168

Përfshirja në koalicion e PDIU-së nuk është pritur mirë nga baza e mbështetësve të Partisë Socialiste, të paktën në Rrogozhinë aty ku sipas marrëveshjes Rama-Idrizi, pritet të jetë një kandidat i PDIU-së.

Dega e PS-së në këtë qytet kundërshton vendimin që kandidati i mazhorancës për këtë bashki të jetë përfaqësues i PDIU-së. Simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në këtë qytet, janë mbledhur sot në një protestë ku deklaruar njëzëri se do të bojkotojnë zgjedhjet e 21 qershorit nëse Rama do t’ja lërë PDIU-së bashkinë e tyre.

Mësohet se në Rrogozhinë prej kohësh kishte nisur përgatitjet një kandidat i PS-së, i cili kishte marrë premtimin nga strukturat e larta të PS-së në Tiranë, që do të ishte ai kandidat i mazhorancës. Por pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDIU-në, kryeministri Rama ia ka lënë kësaj force politike Bashkinë e Rrogozhinës. PDIU pritet të marrë edhe Peqinin, Patosin dhe Konispolin.