Kuksianët vijuan edhe gjatë të enjtes protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.

Mbrëmjen e djeshme një pjesë e protestuesve dolën sërish në këtë aks rrugor, duke bllokuar për 10 minuta qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.
Më herët grupe të rinjsh protestuan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan sërish lirimin e 11 personave që vazhdojnë të mbeten në burg.