Arkitekti Maks Velo ka qenë në protestën e artistëve që janë për mbrojtjen e godinës së Teatrit. Velo në fjalën e tij ka kërkuar llogari deputetëve të PD se kush fondi nga Greqi që është marrë në kohën që ata kanë qenë në pushtet.

“PD po të kishte dashur e kishte bërë teatrin, kushdo që vjen shan atë që ka ikur. Nuk jep asnjë llogari për ato që ka bërë vetë. Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqi për Teatrin. Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjë herë. Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat. Teatri i ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë” u shpreh Velo.