Lulzim Basha do të zhvillojë srish takim me banorët e ‘Astirit’, banesat e të cilëve do të shemben nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Mësohet se lideri i PD-së do të shkojë pranë banorëve në orën 16:00, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me ta.

Kujtojmë se prej ditësh banorët protestojnë dhe në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë kanë bllokuar edhe rrugën.

Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%.