prot-2
Disa ditë pasi Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash projektin për ndërtimin në Mbrostar të landfilldit të përpunimit të mbetjeve, banorët e zonës kanë dalë në protestë.

Sot ata kanë bllokuar disa herë rrugën nacionale Fier-Tiranë.

U desh ndërhyrja e policisë për të hapur rrugën.

Banorët thonë se nuk do t’i ndalin protestat derisa të tërhiqet projekti i landfillid.