Teksa të shtunën pritet të zhvillohet protesta e opozitës në Tiranë, kryeministri Edi Rama duket se do të vijojë agjendën normale të takimet. Kreu i qeverisë do të jetë në Vlorë.

Të paktën kështu bën me dije ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, i cili shkruan se të shtunën bashkë me Ramën do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”.

“Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit”, shkruan Gjiknuri, ndërsa në orën 11:00 do të nisë protesta e opozitës.