Të shtunën e ardhshme, opozita organizon një protestë në Tiranë, me mbështetës nga e gjithë Shqipëria. Puna në terren e deputetëve ka qenë temë e diskutimit në mbledhjen me deputetët e PD-së që është drejtuar nga Lulzim Basha.

Kjo ka qenë porosia e parë e liderit të PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar dhe Kryesisë së partisë që po zhvillohet këtë pasdite.

“Protesta në 13 majit, paqësore me parametra demokratike, një stacion në rrugën për fitoren e kauzës. Qëndresë deri në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 18 qershori eshte një datë e rënë politikisht dhe ligjërisht”, mësohet se ka thënë Basha para anëtarëve të Kryesisë së PD.

Thirrja e Bashës vjen pak orë para se të skadojë ultimatumi i vendosur nga kryeministri Rama se do ta presë liderin e opozitës për marrëveshje deri në mbrëmje.

lulzim-basha-ne-pd