Vlore-tourism1-647x370

Këshilli i Ministrave ka propozuar një projektligj për uljen e TVSH-së për turizmin në 6%.

Vendimi i qeverisë ka për qëllim të lehtësojë sektorin e turizmit, për nxitjen e investimeve, uljen e çmimeve dhe rritjen e konkurrencës.

“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligjin e propozuar nga qeveria.

Turizmi mbetet një nga sektorët më vitalë për ekonominë shqiptare.

Ulja e TVSH-së për turizmin ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve turistikë.