den

Pas arritjet së marrëveshje, Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha pritet t’i dërgojë kryeministrit Rama propozimet e saj për qeverinë teknike, konkretisht emrin e zv/kryeministrit, 6 ministrave teknikë dhe krerët e drejtorive për të cilët janë pjesë e marrëveshjes politike të firmosur nga të dyja palët.  Ditën e djeshme doli në media se në krye të Ministrisë së Arsimit është propozuar Ardian Marashi, ish-drejtor i QSA-së. Por për pasardhësin e Lindita Nikollës përflitet edhe emri i akademikut Artan Fuga.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, PD ka propozuar emrin e ish-zv.drejtorit të ISKSH-së dhe student i rrjetit “Lead Albania”, Qamil Dika, i cili do të zëvendësojë Ogerta Manastirliun.  Si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt, pritet të propozohet Fatmir Hamuli ose Ivzi Biçaku. Në Ministrinë e Drejtësisë qarkullon emri i Besnik Kastratit në vend të kryetarit të LSI, Petrit Vasili. Mbetet për t’u caktuar kandidati për ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe ai për postin e zv.kryeministrit, bën me dije GSH.