largea_sharre-mbeturinat1363864177-640x340
Vdekja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, nuk ishte e para në landfillin e Sharrës. Rreth një vit më parë se adoleshenti të humbte jetën, një grua kishte mbetur e vdekur nga fadroma që lëvizte mes plehrave. Myrvete Duka ndërroi jetë në datën 25 nëntor të vitit të kaluar.

Për këtë ngjarje u arrestua Kasem Koçi, fadromisti që punonte natën në landfill. Ndryshe nga rasti i Ardit Gjoklajt, fadromisti nuk tentoi ta fshihte trupin e viktimës mes plehrave dhe nuk e mohoi ngjarjen. Prokuroria e Tiranes ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg per Kasem Koçin, fadromisti që aksidentoi gruan.

Kërkesa është bërë në seancën e sotme, ku prokuroria e akuzon atë për “shkelje te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes ne pune”.

Ai ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen e një të tretës së gjykimit.