1
Një nga këto projekte monstruoze betoni do të përpijë pjesën më të rëndësishme e më të dukshme të Parkut të Liqenit dhe të Sheshit Nënë Tereza. Gjithçka e porositur nga klientët e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj, komplotuar në fshehtësi të plotë ndaj publikut dhe të drejtave që ligjet dhe konventat ndërkombëtare u njohin qytetarëve. Ndërtimet janë në fakt kulmimi i aktivitetit klientelist 15 vjeçar të Kryeministrit Rama në krye të Bashkisë së Tiranës dhe tani të qeverisë. Janë rezultat i bashkëpunimit të përhershëm për interesa korruptive midis kryebashkiakëve e kryeministrave të të gjitha ngjyrave: Nano-Rama-Berisha-Basha. Janë rezultat i përçmimit të qytetarëve. Janë rezultat i kapjes totale të shtetit nga interesat private, të ligjshme e të paligjshme. Janë rezultat i autokracisë.
2
3
4
5
6789