auto_rama_meta_pellumbi1485767092

I ashtuquajturi “Profesori i socialistëve”, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSI-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

Servet Pëllumbi i pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore të fundit mes palëve në koalicion, e cilëson situatën komplekse dhe të shumë tensionuar.

“Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’. Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-¬në? PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, thotë Pëllumbi për zhvillimet më të fundit politike brenda koalicionit qeverisës.

“Profesori” nën këtë logjikë jep edhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PS-në për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi.