“Kryetari i PD-së nuk ka diplomë”. Kështu u shpreh filozofi dhe sociologu i njohur Përparim Kabo këtë të enjte në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

“Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Hollandë, por hyni në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike“. – tha Kabo duke i bëri sfidë kryetarit të PD.