Ndërsa Ministria e Financave ka zyrtarizuar paketën fiskale për vitin e ardhshëm, biznesi gjykon se ka ende kohë dhe vend për të ndërhyrë.

Në një intervistë për TV SCAN, Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, shprehet se duhet një rishikim tërësor i ligjit të procedurave tatimore, që të jetë rezistent të paktën për 4 vite.

Sipas tij, ndërhyrjet e shpeshta janë në dëm të biznesit. Ndërsa një propozim tjetër lidhet me diferencimin e taksimit vendor për bizneset prodhuese dhe përpunuese, duke i favorizuar ato.

Bizneset janë duke dorëzuar zyrtarisht propozimet e tyre pranë Ministrisë së Financave, ndërsa paketa fiskale bëhet efektive në 1 Janar 2019.