Kryetarja e LSI-s Monika Kryemadhi ka pritur diten e sotme në zyrën e saj, një përfaqësi te artistëve shqiptare për të diskutuar për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gjatë takimit me artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sfiduar kryeministrin e vendit Edi Rama dhe policinë për procedimin penal pas protestës së 5 prillit në katër akse kryesore rrugore.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Kryemadhi tha se nuk e tremb asgjë.

“Procedimi nga prokuroria e drogës do të thotë kapje e sistemit të drejtësië. Kriminelët që vrasin njerëz, e kanë kthyer Shqipërinë në vend droge janë të lirë, ndërsa hallexhinjtë që duan të ndërtojnë një çati, burgosen se do bëjnë një ndërtim pa leje.

S’më shqetëson fare procedimi penal, kur të plotësojmë atë formularin e dekriminalizimit do ta deklarojmë. Nuk më kërcënon dot mua as policia e drogës, as Edi Rama.

Unë këtu jam, nëpër Tiranë. Monika Kryemadhin e kanë në këmbë në daç me çizme në daç pa çizme”,- tha Kryemadhi.

‘Shkatërrimi i artit është gjeja më e keqe për një komb-, ka thënë Kryetarja e LSI.

‘Në jemi kundër shembjes së godinës së teatrit’ eshte shprehur Kryemadhi ne takimin me artistet.

FacebookTwitterGoogle+