kisha e prishur_0
Pas shumë polemikash ndërtesa në kishin e Shën Thanasit në Dhërmi është shembur. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i bashkisë së Himarës e rrëzoi gjatë natës objektin 1 –katësh. Zëdhnësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, postoi foto të objekti të shembur.

“Akti vandal i shtetit kunder Komunitetit Ortodoks. Duket qarte GENJESHTRA se kishte mure te vjetra te kishes se pare. SHEMBEN GJITHCKA! Tani e kane radhen eshtrat e familjeve ortodokse te fshatit qe te perdhosen, se gjoja do gjejne eshterat e nje katoliku italian qe kishte ardhur t’u kthente besen. TURP!” shkruan zëdhënësi i Kishës.

Kryeministri Rama e quajti “garazh” ndërtesën. Kisha Ortodokse i konsideroi veprimet e INUV si ato të kohës së komunizmit kur diktatura rrafshonte objektet fetare. Në këtë çështje u përfshinë edhe Athina e Tirana zyrtare, duke rritur tensionin në marrëdhëniet jo të mira të këtyre kohëve mes dy vendeve. Kryepeshkopi Janullatos foli posaçërisht për kishën e Dhërmiut në takimin që zhvilloi një ditë më parë me kryeministrin e dorëhequr grek, Aleksis Cipras. 11887980_10207823700497069_9057669781849901309_n11928735_10207823700577071_1567791437923814119_n