Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se akset kryesore në vend janë të hapura dhe në to qarkullimi po bëhet normalisht. ARRSH njofton se kontraktorët vazhdojnë punimet për pastrimin e akseve si dhe monitorimin e tyre.

Ndërkohë, është bërë pastrimi i tyre prej materialeve që bien në rrugë dhe nga skarpatet.

“Situata është përmirësuar në ato akse që kanë qenë pjesërisht me zinxhir.

Në Rajonin Jugor qarkullohet me zinxhir vetëm në: K/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.

Në Rajonin Verior qarkullohet me zinxhir vetëm në: Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit.

Kryqëzim Domaj-Draj Reç”, njofton ARRSH.