klement-balili_1483023984-1942442

Siç u lajmërua më herët në media, Presidenti Bujar Nishani u tregua shumë i gatshëm të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për një shqetësim si ai i mosarrestimit të Klemend Balilit. Olsi Lafe, Këshilltari i Presidentit tha se kreu i shtetit e e vlerësoi seriozisht kërkesën e kreut te Kuvendit dhe me një sërë problematikash, të renditura si më poshtë:

“- Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.

– Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.

– Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.

Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit” u shpreh Olsi Llafe.

I pagëzuar me emrin “Eskobari i Ballkanit”, ish drejtori i transporteve në Sarandë deri dje mendohej se ishte një person i afërt me LSI për shkak të lidhjeve të shumëanshme me këtë forcë politike. Me këtë propozim të Ilir Metës, një përgjigje pritet nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.