nishani-thaci-655x356

Presidenti ende në detyrë i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në shtetin fqinj me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi.

Pas pritjes ceremoniale që do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, do të zhvillohet edhe   takimi i përbashkët i delegacioneve.

Nishani pritetet të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Isa Mustafa, qeveria e të cilit një ditë më parë u rrëzua me një mocion mosbesimi. Kosova tashmë pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Nishani ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ku është pritur nga kreu i AKR, Behgjet Pacolli.