Presidenca është ngjyrosur portokalli mbrëmjen e sotme dhe arsyeja është shumë e fortë. Njoftimin e ka bërë me hërët Presidenti Ilir Meta në një status në “Facebook”, ku jep një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj grave dhe vajzave Meta thotë se dhuna ndaj tyre nuk është burrëri por dobësi. Për këtë arsye Presidenca i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, ndërsa Meta deklaron i prerë se nuk do të amnistojë në fundvit asnjë të dënuar për dhunë në familje.