flamurikomna2016-03-660x330
Shqiptarët e Preshevës kanë sfiduar Beogradin i cili pak ditë para Festës Kombëtare dënoi të gjitha ato subjekte që vendosën flamurin kombëtar në vitrina vitin e kaluar. Kudo në Luginë sot ka pasur akte demonstrative të vendosjes së simbolit kombëtar. E kanë nisur mbrëmë disa të rinj në një fshat afër qytetit të Preshevës. Edhe pas vendimit të gjykatës së Vranjës për të dënuar një funksionar partiak me 1 mijë euro gjobë, por edhe imamin e një fshati të Preshevës, pasi e ka vendosur vitin e shkuar, dy të rinj kanë vendosur flamurin e Autokthonous në xhaminë e fshatit Geraj në Preshevë.
flamuri-01-640x419
Në një mesazh në rrjetet sociale të rinjtë shkruajnë: “Jemi dy të rinj të Gerajve dhe sonte e emi vendosur flamurin në xhaminë e fshatit dhe pse jo në Minare pasi dera ishte e mbyllur për shkaqe sigurie nga imam ii xhamisë, i cili u dënua vitin e shkuar nga shkiet pasi e vuri flamurin në minare. Ne nuk do të ndalojmë sërish do ta vendosim flamurin këtu”, shkruajnë të rinjtë në faqen e rrjetit social të presheva.com.
flamurikomna2016-01
Fshati Geraj njihet si një katund rebel dhe që gjithmonë ka treguar rezistencë ndaj pushtetit serb dhe në verën e vitit 2001 ka qenë baza e mbështetjes së rezistencës së armatosur së UÇPMB-së. Simboli kombëtar, në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami nga imami Hafëz Nexhatiu, por ai u gjobit me 300 euro. Ndërkaq në komunën e Preshevës, flamuri është ngritur dhe valëvitur që në orët e para të mëngjesit si shenjë legjitimiteti e vullnetit shqiptar. Tani duhet pritur reagimet e Beogradit. Por në mediat serbe që në mëngjës ka pasur lajme për këtë gjë duke e cilësuar sfidë ligjore.