Një titull i rikthyer dhe një premtim i bërë. Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, nuk është ndalur në emocionet e titullit të sapo fituar, e që mungonte prej 26 vjetësh për të kuqtë, por është kthyer të bëjë një premtim ekzaltues për tifozët e Partizanit. “E prisnim që titullin do ta fitonim në derbi. Kjo fitore në derbi është një titull më vete për Partizanin. Kur të iki nga Partizani, do të fitojë edhe Tirana në derbi” ka deklaruar Demi.

Numri 1 i klubit kryeqytetas ka shpejtuar të largojë nga klubi i tij presionin se ishte pikërisht Partizani që po e rrëzon nga kategoria. “Partizani është vetëm fair-play, nuk dua që të rrëzohet Tirana, por ata e kanë vetë në dorë, nuk e nxjerrim ne nga kategoria”, – ka saktësuar Demi.