des

Kandidati për deputet i PD-së, Preç Zogaj deklaroi se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nëse PD-ja pëson disfatë në zgjedhje.

“Nëse PD-ja do të pësojë disfatë në zgjedhje, Basha do të japë dorëheqjen. Nuk ka nevojë t’ia kërkojë njeri këtë”, – tha Preç Zogaj në emisionin ‘Debati në Channel One’.

Por a është gati Lulzim Basha të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet?

Pak minuta më parë në “Top Story”, Basha nuk duket se e ka bindje dorëheqjen nga karrigia e kreut të PD, ndryshe nga përshtypja që të jep deklarata e Preç Zogajt.

Pyetjes: “A do të do të jepni dorëheqjen nëse nuk fitoni zgjedhjet?”, Basha iu mënjanua duke dhënë për përgjigje datën e zgjedhjeve të kryetarit të PD-së.

“Me datë 10 apo 15 korrik do të ketë zgjedhje për kryetar të Partisë Demokratike. Atë do ta vendos në harmoni të interesit të PD dhe shqiptarëve” - tha Basha.