pezullohen-policet
Policia e shtetit njoftoi se ka rritur nivelin e gadishmërisë pas ngjarjeve të mbrëmjes së të premtes në Paris. Në një njoftim të saj thuhet se është kaluar prej orëve të mesnatës ne gatishmëri te përforcuar.

Shërbime shtese policore janë vendosur në objekte qe konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim te lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe për mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij.

Gjithashtu Policia e Shtetit thotë se ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste.

Policia e Shtetit kerkon gjithashtu bashkepunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojne te telefonojne per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.