gjob

Ashtu si ishte paralajmëruar nga opozita, sot në rrugët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë shumë makina ndaluan në rrugë dhe

fikën motorët e tyre në formë proteste kundër çmimit të naftës.

Kjo protestë u cilësua nga Ministria e Brendshme si e jashtëligjshme, pasi sipas saj askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugën dhe qarkullimin kur në të mund të ndodhen edhe persona që nuk duan dhe nuk protestojnë.

image97
Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua sot për 5 minuta pasi makinat që protestonin ishin të shumta. Pikërisht në këtë segment ishte vendosur një patrullë e veçantë e policisë rrugore.

Efektivët i kanë bërë thirrje drejtuesve të hapin rrugën, por duke hasur në mosreagimin e tyre ajo i ka vendosur gjoba disa mjeteve.

Në foto duket qartë që policët janë në krye të detyrës.