Policia e Shtetit ka proceduar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si dhe deputetët e opozitës në lidhje me protestën dyorëshe të ditës së djeshme.

Lajmin e bëri të ditur live Artur Zhejin në studion e “360Gradë”.

Opozita bllokoi 4 akse nacionale kyçe për trafikun në vend. Mbrëmjen e shkuar, Ministria e Brendshme tha se protesta e opozitës ishte e jashtëligjshme.