Djali i Fredi Belerit flet për gjendjen e të atit në burg: Babai është gjakftohtë

Petro Beleri, djali i Fredi Belerit ka folur për herë të parë pas arrestimit të krybashkiakut të zgjedhur të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews, ai tha se i ati është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa po pret me gjakftohtësi vendimet që do të marrë Gjykata.

“Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se ç’po ndodh. Babai im është gjakftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin “- është shprehur Petro Beleri.

Kujtojmë se Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top