djali
Një adoleshent mysliman i cili u arrestua pasi çoi në shkollë një orë të shpikur prej tij për të cilën mësuesit thanë se dukej si bombë, ka marrë mesazhe përgëzime dhe mbështetje nga personalitete të shquara, përfshirë presidentin Barack Obama.

Ahmed Mohamed, 14 vjeç, nga Irving, Texas, e kishte krijuar vetë orën dhe më pas e kishte çuar në ‘MacArthur High School’, në Irving për t’ia treguar mësuesit të lëndës së inxhinierisë.

Por mësuesi i tij pati dyshime dhe lajmëroi menjëherë policinë, të cilët e arrestuan 14-vjeçarin. Por në një konferencë për mediat ditën e sotme, policia sqaroi se Ahmed ishte i pastër dhe se nuk kishte asgjë të dyshimtë në shpikjen e tij.djali1
Presidenti Barack Obama shprehu mbështetjen e tij në Twitter për adoleshentin: ‘Orë shumë e bukur Ahmed. Ke dëshirë ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Duhet të frymëzojmë më shumë fëmijë si ty që të pëlqejnë shkencën. Kjo është ajo që e bën Amerikën të madhe”.djali2