policia_nata_copy_1_14341
Një polic është arrestuar mbrëmë pasi aksidentoi me automjet dy shtetas, një në gjendje të rëndë.

Policia njofton se të martën u arrestua në flagrancë shtetasi,Indrit Laçi, 29 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në Stacionin e Policisë Fushë Krujë,

Ky shtetas është i pajisur me leje drejtimi klasi “B” dhe u arrestua pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin e tij tip “Ford”, me targë KR 7512 A, ka aksidentuar shtetasit:

– H. Ç, 73 vjeç

– B. Xh, 43 vjeç , të cilët janë shtruar në Spitalin e Traumës, ku gjendja e shtetases B. Xh, paraqitet e rëndë.