Polici Vrap

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Tiranë arrestuan 4 shpërndarës droge në operacionin “Snow men”. Ata janë:

• Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.

• Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.

• Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.

• Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartëpërmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, për këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë – Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve, ku më konkretisht:

Janë konstatuar dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinjë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva
– 2 automjete (Ford dhe Opel)
– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme