don bosko
Një 29 -vjeçare u plagos me armë zjarri pak minuta më parë në rrugën Don Bosko, në Tiranë. Ajo është Rezarta Lakrori.Mësohet se ajo ishte nën shoqërinë e një personi tjetër kur u qëllua me armë zjarri. Sipas policisë, shenjestër ka qenë personi që e shoqëronte atë. Vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur kërkimet për autorët.