ekekspode4zita
Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku ka hapur ekspozitën e tij me piktura.

Ndonëse është koha më e papërshtatshme për diçka të tillë, duke qenë se reshjet e shiut janë kthyer sërish në fundjavë dhe vendi rrezikon nga përmbytjet, kryeministri s’i ka prishur planet e tij.

Për shkak të largimit të tij në Amerikë, por edhe kundërshtive me kreun e shtetit, Rama nuk mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani.

Ekspozita e tij në New York vjen edhe në një kontekst delikat për të, nëse kemi parasysh debatet për deklaratat e tij kundër Donald Trump.