Naco-Rama_0
Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ka ngritur aludime të shumta. Psërse u bë ajo dhe përse tani? Versioni i parë është ai i një persioni të Ilir Metës ndaj kryeministrit që i ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimeve në qeveri dhe as nuk e ka përfillur thirrjen për impulse të reja. Ky version pra ai i një shantazhi politik bëhet edhe më i besueshëm po të mendosh se Naço është një nga njerzit më besnikë të Metës në LSI. Ai mbahet mend se gjatë zgjedhjeve të fundit qe anëtari i vetëm i kësaj partie që bëri thirrjen provokative në Skrapar se Ilir Meta do të jetë kryeministri i qeverisë së ardhshme. Jo më kot Meta i la atij edhe zonën më të sigurtë atë të Skraparit (qarku i Beratit) për ta udhëhequr si deputet. Po ti kthehemi kujtesës edhe gjatë qeverisjes berisha kur i duheshin ndryshime, Ilir Meta e tërhoqi Naçon nga qeveria dhe e emëroi nënkryetar kuvendi dhe kjo nuk shkaktoi asnjë problem mes tyre. Madje miqësia u forcua. Duke i shtuar kësaj edhe faktin se meta i ka paralajmëruar ministrat e tij se nuk ka anëtar kabineti me mandat të plotë katërvjeçar, ideja e një shantazhi ndaj ramës për ti hapur rrugë “impulseve të reja” bëhet edhe më e mundshme. Meta po destabilizon qeverinë për të forcuar imazhin e tij duke e vene kryeministrin me “shpatulla per muri”.

Një version i dytë është edhe ai i skandalit në të cilin Naço u përfol kohët e fundit. Pak ditë më parë, Abc Neës solli denoncimin që ka bërë në prokurori një biznesmen, i cili pretendon se biznesi i tij u shkatërrua për shkak të presionit për t’i dhënë 80 % të aksioneve krushkut të ministrit Nasip Naço, atë kohë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Biznesmeni Venigjar Begaj kishte një kontratë 3 vjeçare me CEZ-in për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike, por duke qenë se ky biznes prodhonte miliona lekë, atij iu kërkua që 80% të këtyre milionave t’ia kalonte njeriut që e kishin detyruar ta bënte ortak. Begaj nuk pranoi dhe menjëherë ndaj tij nisen penalizimet me urdhër të Nasip Naços dhe paralelisht u autorizua një kompani tjetër të merrte kontratën e Begajt. (rubrika lajme, lapsi.al). Në sqarimin e tij z.Nasip Naço tha se si minitër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në atë kohë, nuk është përfshirë në kontratat mes CEZ-it dhe kompanisë së Venigjar Begajt.

Por një version i tretë është edhe ai i një marëveshje paraprake Rama- Meta që të dy të dalin të pa turpëruar nga deklaratat që kanë bërë pak më parë ku njëri këmbëngulte për ndryshime ndërsa kryeministri i rrefuzonte kategorikisht ato. Rama doli së fundmi në Top Story për të thënë se ai i qëndronte mos ndryshimit të kabinetit. E përforcoi këtë mesazh megjithëse e kishte përsëritur shpesh. Por pas dorëheqjes së fundit ai mund të shfajësohet se isha i detyruar nga rrethanat dhe në një kohë kur edhe Meta edhe aleati më i ri Idrizi i kanë kërkuar hapur ndryshimet, Edi Rama mund të dorëzohet me nder