Duket se është ende herët që të krijohet një Front Opozitar mes PD dhe LSI, kundër Edi Ramës. Megjithë ftesën publike të Lulzim Bashës dhe përgjigjen pozitive në distancë të Monika Kryemadhit, bashkëpunimi është ende në nivel “sinkronizimi”.

Këtë term përdori sot Petrit Vasili gjatë një prononcimi për Klan, kur u pyet për ekzistencën e marrëveshjes PD-LSI.

“Nuk ka një negociatë në kuptimin ashtu siç do ta imagjinonit ju pra, zyrtare, formale. Por ka një pjekje të qartë të mendimit që një koordinim më i mirë, në raport me një qeverisje që ka shkarë rrezikshëm në mosqeverisje të vendit kërkon sigurisht të ketë një sinkronizim tjetër politik dhe besoj se ky moment sinkronizimi është, ekziston” tha Vasili.