1491421153daniel-godelli1

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli fitoi Medaljen e Arit në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

Godelli arriti të ngrejë 161 kg për peshën 77 kg, duke siguruar kështu vendin e parë në stilin e shkëputjes.

Pas dy tentativave të dështuara me 156 dhe 158 kilogramë, Godelli arriti të ngrinte në provën e tretë peshën 161 kg.

Në po të njëjtën disiplinë, peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj ngriti 155 kg, duke u renditur në vendin e 6.

Qerimaj mori medalje të argjentë në stilin e shtytjes me 193 kg.

Ndërkohë Romela Begaj e cila në Split regjistroi aktivitetin e parë pas pezullimit, e mbylli pa medalje garimin në Europianin e Splitit.

Një tjetër shqiptar të enjten ngjitet në pedanë. Krenar Shoraj do të garojë në peshën 85 kilogramë.