Erion-Brace_0

Nuk ka ngelur pa u përfshirë në furtunën e akuzave brenda koalicionit qeveritar PS-LSI edhe deputeti i PS-së Erjon Braçe. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, deputeti theksin e ka vënë tek puna dhe jo llafet.

Çka dallohet në status është mungesa e vënies së gishtit mbi persona të caktuar. Braçe nuk ka përmendur emra, gjë që nuk e bën të qartë kujt i drejtohet ky mesazh.

Postimi i plotë e Erjon Braçes:

“Une mendoj se,Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund! Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!”.