kum-300x185kjhk
Mësohet nga banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë se ka edhe viktima që kanë humbur jetën në përleshjet e sotme. Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe, përfshirë fëmijën e saj, ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve. Lajmi bëhet i ditur edhe nga gazeta “Lajm”, ku thuhet se viktimat jetojnë pranë autoambulancës në Tode Mendol në Kumanovë.

Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë. Sipas portalit maqedonas “Plusinfo” bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Por këto lajme nuk janë konfirmuar ende në mënyrë zyrtare. Ndërkohë sërish janë dëgjuar të shtëna armësh në zonën ku janë të stacionuara forcat policore