sauk-768x421
Punonjësi i policisë së Postës së Farkës, Njazi Çera ka qenë duke pritur autobusin, në një stacion ne Sauk, kur mjeti tip “Benz” e përplasi për vdekje.

Mësohet se gruaja u ka thënë efektivëve se e ka humbur kontrollin e automjeti, pasi është shpërqëndruar nga fëmijët që po bënin zhurmë në makinë.

Policia ka ndaluar drejtuesen e makinës, një 33-vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.