Përmirësimi i kurrikulave dhe trajnimi i mësuesve në mbarë vendin do të shoqërohet dhe me krijimin e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Në seancën dëgjimore të zhvilluar pranë komisionit parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, Ministria Lindita Nikolla tregoi vendosmërinë për të vijuar investimet për rikonstruksionin e shkollave.

Nikolla reagoi lidhur me situatën e krijuar në Mengel të Elbasanit, ku nxënës dhe prindër zhvilluan një protestë, vetëm pak ditë më parë, kundër mbylljes së kësaj shkolle.

Ministrja u ndal edhe tek risit e këtij viti shkollor në arsimin parauniversitar si edhe tek shkolla e drejtorëve ku sqaroj se nuk zëvendëson diplomën master të drejtuesve por plotëson formimin dhe i certifikon ata, përmes institucionit që është krijuar në partneritet me Fondin Amerikan për Zhvillim.