Reshjet e sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit, kryesisht në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier.

Së fundmi Forcat e Armatosura ka evakuuar me gomone dy persona të bllokuar në mes të ujit me makinën e tyre në Levan të Fierit. Më herët FA u ka ardhur në ndihme edhe banorëve në Selenicë. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka është nisur drejt Novoselës për të monitoruar situatën nga përmbytjet.