1667-620x330
Mbytet një peshkatar në Divjakë. Mësohet se Landi Zhuri 42-vjeç kishte dalë për të peshkuar që mbrëmjen e së enjtes, në një varkë me tre peshkatarë të tjerë.

Policia njoftoi se varka me të cilën kishin dalë për peshkim është përmbysur në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe për pasojë peshkatari nuk ka arritur të dalë në breg, si tre peshkatarët e tjerë.

Paraditen e sotme policia ka nisur kërkimet për trupin e 42-vjeçarit.