screenshot-4_1489084415-6054937

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg kreun e bandës së gjobvënësve Muhamet Lici, 6 anëtarë të bandës, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të tjerë, për shkak të moshës së mitur.

Gjatë seancës së zhvilluar sot Krimet e Rënda kanë marrë vendim që Ibrahim Lici, Gezim Vajushi, Fatmir Dibra, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Besmir Domnori t’u jepet masa arrest me burg.

Ndërsa Gerald Skutina 17 vjeç do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Hetimet e përgjimet që kishte kryer Prokuroria ishin të pakundërshtueshme dhe provonin se Lici mblidhte paratë e  tregtarëve dhe ishte ai që vendoste dhe sa do u merrej për individ.

Muhamet Lici me numër telefoni ****8777 në fund telefononte personin me emrin Bukel menumrin ****4555 me te cilin zhvilloi bisedën për mbledhjen e parave.