lefteri-1024x749
Një përfaqësues i PDIU u përplas verbalisht me kryetaren e KQZ –së, Lefterie Luzin, një ditë pasi KQZ vendosi që PDIU nuk do të kishte numërues në zgjedhjet e 21 qershorit. Përfaqësuesi i partisë së Shpëtim Idrizit foli me tone të ashpra e madje edhe jashtë etike në drejtim të kryetares. Ai tha se logjika e zonjës Luzi për t’ia hequr PDIU –së të drejtën e të pasurit numërues ishte absurde dhe fshatareske. Kryetarja e KQZ i tërhoqi disa herë vëmendjen dhe thirri edhe rojet e sigurisë, por asnjëri prej tyre nuk u shfaq në sallë. Përfaqësuesi i PDIU vijoi më tej duke goditur tavolinën dhe kjo e detyroi kryetaren Luzi të mbyllë mbledhjen. Megjithatë, përfaqësuesi i PDIU kërcënoi se KQZ nuk do të mund të zhvillonte mbledhje nëse nuk do të revokonte vendimin e marrë një ditë më parë.