nikolic

Treni i stolisur me mbishkrime nacionaliste, që kishte për cak Kosovën, po shkakton telashe edhe në skenën politike të Serbisë. Në fakt, mediat e kontrolluara nga Vucic janë duke e goditur Presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, i cili tha se Serbia do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Analistët serbë gjithë këtë e kanë ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat pritet të mbahen në prill të këtij viti.

Pikërisht për këtë, Nikolic tashmë është duke u portretuar si luftënxitës nga mediat të cilat janë në dorën e Vucic.

“President, ju shkoni në luftë, neve na lini të qetë” shkrun gazeta beogradase “Blic”.

“A nuk kanë vdekur mjaftë, njerëz, a nuk janë shpërngulur mjaftë” ka shkruar gazeta.